Arda Turan i jep fund beqarisë, në dasmë Erdogani me të shoqen (FOTO)

Mesfushori turk dhe ylli i ri i Başakşehir, Arda Turan ka lidhur kurorë me të fejuarën e tij të kahmotshme, Aslıhan Doğan, në një ceremoni të qetë martesore që u mbajt në Stamboll.

Çifti u martua në një ceremoni private në kompleksin Çubuklu Vadi në lagjen Beykoz të Stambollit.

Ceremonia u ndoq gjithashtu nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe Zonja e Parë Emine Erdogan, thanë burimet nga mediat turke.

Në janar, klubi Başakşehir, i cili po shënon suksese të shpejta në qytetin e Stambollit, nënshkroi me mesfushorin Arda Turan, duke e marrur huazim nga Barcelona.

30-vjeçari u bashkua me Barcelonën nga Atletico Madrid për 34 milionë euro plus shtesa në korrik 2015, duke fituar gjashtë trofe, ku nga 55 paraqitje ka shënuar 15 gola në Camp Nou.

Turan ka dy vjet në kontratën e tij të Barçës, por do ta kaloj një pjesë të mirë të saj në Stamboll. Sidoqoftë, Barcelona mund ta shesë lojtarin gjatë asaj periudhe nëse ata pranojnë një ofertë mirë  për të. /MESAZHI/Image result for arda turan ties the knotemIHA Photo/em

SHPËRNDAJE