Arabia Saudite pranon se Khashoggi u vra në konsullatën e saj në Stamboll

Arabia Saudite ka pranuar se gazetari Jamal Khashoggi vdiq brenda konsullatës saudite në Stamboll.

Një prokuror saudit ka bërë të ditur se gazetari ishte përfshirë në një përleshje që ka rezultuar në vdekjen e tij.

“Hetimet janë ende duke u zhvilluar dhe deri tani 18 shtetas saudit janë arrestuar”, shkruante në deklaratë, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Gazetari saudit, Jamal Khashoggi, i cili ka punuar si kolumnist për Washington Post, ka qenë kritik i ashpër i Arabisë Saudite.

Më 2 tetor të këtij viti, ai ka hyrë në konsullatën sauditë në Stamboll të Turqisë për të nxjerrë disa dokumente dhe nuk është parë duke dalë nga aty.

Autoritetet turke besojnë se gazetari u vra brenda konsullatës, akuzë kjo që Arabia Saudite e ka mohuar deri tani.