Arabia Saudite paralajmëron SHBA-të lidhur me Jerusalemin

Arabia Saudite paralajmëron SHBA-të për rezultatet e një vendimi të mundshëm në drejtim të “Njohjes së Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit dhe zhvendosjes së ambasadës së saj në Jerusalem”.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Arabisë Saudite SPA, bazuar në burimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme thuhet se po ndiqen me shqetësim lajmet për çështjen e njohjes së Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit dhe zhvendosjes së ambasadës së saj në Tel Aviv në Jerusalem” nga SHBA-ja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajm thuhet se një hap i ndërmarrë në këtë drejtim “do të jetë një shkelje e madhe mbi parimin e mosndikimit të negociatave të zgjidhjes përfundimtare”, si dhe që do të jetë në kundërshtim me vendimet ndërkombëtare të cilat miratojnë të drejtat e rrënjosura dhe historike të popullit palestinez në Jerusalem.