Arabia Saudite arrin marrëveshjen për blerjen e 5 luftanijeve nga Spanja

Industria Ushtarake e Arabisë Saudite (SAMI) ka njoftuar të mërkurën se ka nënshkruar një marrëveshje me prodhuesin spanjoll të anijeve, Navantia, për ndërtimin së bashku të pesë korvetave (luftanije) për marinën saudite.

Marrëveshja, e shpallur më herët këtë vit, është kontrata e parë ushtarake e nënshkruar nga mbretëria saudite me një vend të huaj, që nga vrasja e gazetarit arab Jamal Khashoggi, që u pasua me një protestë globale.

Pavarësisht ndarjes së opinionit politik në Spanjë për këtë çështje, ceremonia e nënshkrimit u mbajt të martën në Riad, ndërsa agjencia shtetërore e shtypit në Arabinë Saudite publikoi edhe foto e video të realizuara gjatë këtij eventi.

Industria spanjolle e mbrojtjes është nën trysni për furnizimin me armë të Arabisë Saudite, për shkak të shqetësimeve se përdorimi i tyre po shkakton viktima civile në Jemen, ku një koalicion i udhëhequr nga Rijadi, po lufton kundër grupimit Houthi, që gëzon mbështetjen e Iranit./tch