Arabi Saudite, parandalohet sulm terrorist ndaj një stacioni policor

Policia saudite ka vrarë 4 persona të armatosur dhe parandaloi përpjekjen e tyre për të sulmur stacionin e policisë në veri të Rijadit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke u thirrur në deklaratat e oficerëve të policisë, televizioni saudit Al-Abaria raporton se policia ka parandaluar një sulm terrorist ndaj stacionit të policisë në vendin Al-Zulfi i cili ndodhet 250 kilometra në veri të Rijadit.

Burimi i njëjtë thotë se policia ka vrarë që të 4 terroristët e armatosur.

Institucionet saudite nuk janë pronocuar rreth rastit.

SHPËRNDAJE