Apple Watch Series 3 në fazën finale të testimit

Për adhuruesit e orëve të mençura të Apple, vjen një lajm i gëzueshëm nga kompania në Kupertino.

Sipas raportimeve më të reja, seria e tretë e orëve të mençura Apple ka hyrë në fazën finale të testimit, që do të thotë se është një hap më afër publikimit.

Orët e mençura nuk pritet të kenë dizajn të ri, por do të kenë funksione të reja. Në mesin e tyre përmendet çipi i interneti, i cili do t’i mundësojë orës që të ketë lidhjen e vet të internetit, pa pasur nevojë të lidhet me telefon.

Seria e tretë e orëve të mençura Apple pritet të prezantohen së bashku me modelet e reja të iPhone në muajin shtator./Mesazhi/

SHPËRNDAJE