Apple shet gjithë sasinë e iPhone X që në ditën e parë pas debutimit

Disa paralajmërime të valës së dytë kanë filluar për iPhone X përpara dërgesave javën e ardhshme në 14 tregje, duke përfshirë, vendin e Samsung dhe LG.

Faqja e internetit e Apple për Korenë e Jugut aktualisht liston dy modele 64GB dhe 256GB si të padisponueshme për para-porosi. 

Agjensia e lajmeve Yonhap po raporton se transportuesit e vendit kanë marrë minuta të paktë për të shitur grumbullin fillestar të stoqeve.

 Analistët vlerësojnë se 100,000 njësi u janë ndarë rrjeteve, më pak se gjysma e numrit të njësive të iPhone 8 të vëna në dispozicion në kohën e lansimit.

Udhëheqësi i industrisë SK Telecom mori të enjten 3 minuta dhe mezi 2 minuta të premten për të kaluar nëpër inventarin e tzre kundrejt 20 minutash për iPhone 7. Konkurenti KT deklaroi publikisht se kishte 20,000 rezervime në 5 minuta./Mesazhi/