Apple po bënë thirrje që poseduesit e ‘iPhone 5’ të përditësojnë ‘iOS’-in e tyre

Përdoruesit e iPhone 5 duhet të përditësojnë telefonat e tyre brenda ditëve të ardhshme ose përndryshe pajisjet do të shndërrohen në mjete të padobishme, tha Apple.

Celularët kanë një problem në softuer, që do t’i bëjë ata të humbasin qasjen në funksionet qendrore nëse nuk përditësohen, transmeton lajmi.net.

Nëse versioni i ri i sistemit operativ nuk instalohet para tre nëntorit, ato do të privohen nga shfletimi në internet, posta elektronike dhe App Store.

Problemet lindin nga një brishtësi softueri, që do të thotë që telefoni nuk do të jetë më në gjendje të mbështetet vendnodhjen dhe do të ndalojë së pasuri kohën dhe datën e duhur.

IPhone 5 mund të përditësohet lehtë, duke u drejtuar te aplikacioni Settings, duke klikuar opsionin ‘Generals’ dhe duke shtypur ‘Software Update’.

SHPËRNDAJE