Apple lanson kufjet e reja, ja sa kushtojnë

Apple ka lansuar kufjet e shumëpritura të AirPods Pro që bëjnë eliminimin e zhurmës dhe funksionalitetin gjithëpërfshirës të tingullit.

Përdoruesit mund të zgjedhin nga tre madhësi të ndryshme për një përshtatje më të personalizuar. Pajisja është aq fleksibile, sa që përputhet me konturet e secilit vesh individual, transmeton lajmi.net.

AirPods Pro mund të porositen në faqen e internetit të gjigantit të teknologjisë për 249 dollarë – gati 60 dollarë më shumë se paraardhësi i tij.

AirPods Pro janë në dispozicion për t’u porositur në uebsajt të Apple-it dhe aplikacionin Apple Store duke filluar nga sot.

SHPËRNDAJE