Apple iPad do të ketë sistem operativ

Apple ka vendosur të ndajë sistemin operativ mobile iOS në dy, një për iPhone dhe një për iPad i cili tani e tutje do të quhet iPad OS.

Ndryshimet e para të dukshme mes iOS dhe iPad OS është padyshim rrjeti më i ngushtë i ikonave, mundësia për të fiksuar widget në ekran dhe gjestet e reja të kopjimit dhe ngjitjes së tekstit.

Pjesa më e madhe e ndryshimeve janë aplikuar për ta bërë iPad të duket më shumë si një kompjuter desktop, veçanërisht modelin iPad Pro.

Funksioni i ekspozimit të aplikacioneve tashmë do të jetë pjesë e iPad, ngjashëm me Mac, si dhe është aktivizuar mbështetja për dritaret e shumëfishta ku përdoruesit mund të vendosni dy dokumente Word krah për krah.

Gjithashtu përdoruesit mund të kalojnë përmes aplikacioneve me gjeste. Janë shtuar plot 30 shkurtesa të reja tastiere. Është shtuar mbështetja për aplikacionin Files si dhe importimin e fotove në aplikacione si Adobe Lightroom.

Apple gjithashtu ka shtuar shfletimin e klasit desktop në Safari në iPad. Shfletuesi tashmë i bën uebsajtet e destinuar për desktopët më të përdorshëm përmes prekjes duke i larguar nga versionet mobile të tyre.

Nuk përfundon këtu e gjitha sepse iPadOS ofron mbështetje për mause përmes USB dhe Bluetooth, një funksion shumë i kërkuar nga përdoruesit.

Beta e parë e zhvilluesve të iPad OS është i disponueshëm nga ky moment. Sakaq beta e parë publike vjen në Korrik dhe një debutimin zyrtar pritet në Vjeshtë kur të mbërrijnë modelet e reja të iPhone.