Apple fillon prodhimin e iPhone 8

Apple tashmë ka filluar prodhimin e tre celularëve iPhone të cilët do t’i prezantojë në shtator, thuhet sipas një raporti.

Raportet e mëparshme thoshin se kompania mund të detyrohet që ta shtyjë celularin e shumëpritur iPhone 8 deri në fund të vitit.

Megjithatë, tani duket se kompania është në rrugë drejt lansimit të celularit në shtator, transmeton Gazeta Express.

Sipas zbuluesit të detajeve të Apple, Benjamin Geskin, që të tre modelet iPhone kanë hyrë në prodhim, duke përfshirë iPhone 7s, iPhone 7s Plus dhe iPhone 8.

Burime nga fabrika “Zhengzhou Foxconn” thonë se tashmë janë duke i prodhuar 200 njësi në ditë./Mesazhi/