Apostolova: Rrënimi i murit është moment i rëndësishëm për Mitrovicën

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka arritur në Mitrovicë ku po monitoron rrënimin e murit, raporton lajmi.net

Shefja e zyrës së BE në Kosovë, Apostolova ka thënë se është e kënaqur që muri po largohet, sepse kjo garanton lëvizjen e lirë. Ajo në një deklaratë për mediat tha se ky është një moment i rëndësishëm për Mitrovicën dhe qytetarët e saj.

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar rrënimi i këtij muri ka filluar pak para orës 12:00.

Pas marrëveshjes së djeshme mes organeve qendrore dhe lokale me ato të komunitetit serb, u vendos që muri i ndërtuar muaj më parë të rrënohet sot.