Apostolova: Përmbushni dy kushtet për liberalizim të vizave

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliy Apostolova, duke folur pas publikimit të raportit të progresit ka thënë se, Kosova duhet t’i përmbush edhe dy kushtet e mbetura për liberalizim të vizave.

Ajo ka thënë se tani janë bëtë disa hapa dukshëm në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Tutje ka thënë se, raporti i progresit ka përgëzuar për formimin e ekipit disiplinor për hetimet e rasteve të profilit të lartë në korrupsion dhe krim të organizuar.

Sipas saj, korrupsioni akoma lulëzon në Kosovë.