Apostolova e shqetësuar me emërimet e personave në krye te agjencive për çështje pronësore

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova ka ka thënë se është e shqetësuar me emërimet e personave të ndryshëm në krye te agjencive për çështje pronësore.

Ajo këto komente i ka bërë gjatë diskutimit ‘Etika në Administratën Publike”, të organizuar nga FOL, duke theksuar se reforma e administratës publike është e dhimbshme, por e nevojshme, transmeton Klan Kosova.

“Kemi komunikuar me zyrën e Kryeministrit, sepse nga aty kanë dalë disa vendime ad-hoc që kanë sjellë shqetësime për ne. Vendimi që janë rritur pagat për këshilltarët e ministrave dhe pjesën tjetër, dhe ky vendim ishte befasi dhe u bë në momentin kur ne kemi arritur”.

“Ky vendim ka destabilizuar stabilitetin financiar të buxhetit… Disa emërime të caktuara ne i kemi parë me shqetësim, e dini për çka e kam fjalën, shefat e agjencive që kanë të bëjnë me pronat dhe me serbët, këta njerëz duhet të jenë me kredibilitet”.

“Për të ndarë pushtetet, ne duhet të dimë si është e krijuar administrata publike. Në Kosovë, nuk kishim një ligj të posaçëm për ngritjen e zyrtarëve shtetërorë dhe për pagat… Ekziston një sfidë e madhe, sepse duhet një bashkëpunim i kryeministrit me ministritë e MAP, ministrin e Financave se si t’i qasemi kësaj reforme. Kjo është një reformë e dhimbshme”.