Aplikimi i robotëve në kujdesin shëndetësor

Ndërsa ka shqetësime për makinat që zëvendësojnë njerëzit në fuqinë punëtore, përfitimet që shoqërojnë zhvillimin teknologjik janë joshëse.

Paramendoni se si një makinë që nuk ka nevojë për gjumë apo ushqim dhe si ajo ndryshe nga njeriu nuk paragjykon, gjë që shpesh na bën të ndryshojmë mënyrën se si trajtojmë njerëzit që janë të sëmurë dhe të pambrojtur. Me qeveritë dhe kompanitë private që kanë për qëllim përdorimin e dobishëm të IA, një nga fushat e para në të cilat aplikohen teknologjitë të bazuara në IA ka qenë hulumtimi mjekësor dhe kujdesi shëndetësor.

Produkti Watson të IBM për shembull, ka bërë përparim të rëndësishëm në diagnozën e kancerit të asistuar nga IA dhe në përmirësimin e kujdesit të pacientit në spitale. Pastaj, Amazon me Echo dhe shoqëruesen virtuale Alexa, ka qenë i pranishëm në fushën e kujdesit shëndetësor për një kohë më të gjatë. Ngjashëm, edhe Google po punon me përdorimin e “deep learning” për të plotësuar proceset e kujdesit shëndetësor. Ekspertët në përgjithësi pajtohen se para se të shqyrtojmë inteligjencën artificiale për të qenë me të vërtetë inteligjente – që është, në një nivel të barabartë apo të përafërt me njeriun, ajo duhet të kaloj një numër testesh.

Një shembull se si robotët mund të transformojnë kujdesin shëndetësor është zbulimi i tumoreve të lëkurës. Duke “ushqyer” robotet me imazhe të tumoreve, ata janë në gjendje të mësojnë miliona imazhe të tumorit, një numër që nuk mund të krahasohet me kapacitetet e njeriut. Xiaoyi, një robot me energji elektrike në Kinë, për shembull, ka kaluar provimin e liçensimit mjekësor duke e bërë robotin e parë që e ka bërë këtë, me një rezultat prej 456 pikësh, që është 96 pikë mbi nivelin e kërkuar (burimi i informacionit: futurism).

Ky robot, i zhvilluar nga kompania kryesore kineze e IA, iFlytek Co., Ltd., është projektuar për të kapur dhe analizuar informacionin e pacientit. Tani, ata kanë provuar se Xiaoyi gjithashtu mund të ketë njohuri të mjaftueshme mjekësore për të qenë një praktikues i licencuar. Konkretisht, vizioni i iFlytek është të përdorë IA për të përmirësuar trajtimin e kancerit dhe për të ndihmuar në trajnimin e mjekëve të përgjithshëm, për të cilët Kina ka nevojë të madhe pasi që mjekët e përgjithshëm janë në mungesë të theksuar në zonat rurale të këtij shteti.

Studiuesit po përdorin inteligjencën artificiale për të krijuar robotë që do të mësojnë nga mjedisi i tyre, njëri-tjetri dhe nga ne. Ata po zhvillojnë robotë që mund të mendojnë për veten e tyre – dhe të mësojnë. Kjo epokë e re e ndërveprimit më të mirë mes njerëzve dhe robotëve do të thotë që përfshin jo vetëm informatikë dhe inxhinierinë, por edhe shkencat shoqërore, të cilat do të zvogëlojnë viktimat e shkaktuara nga dështimi njerëzor ose nga mungesa e personelit në vendet në zhvillim.

SHPËRNDAJE