Aplikacioni që iu lejon të ngarkoni automatikisht 9 fotografi nga 2018-ta në Instagram

Nëntë fotografitë më të mira në Instagram mund të përzgjedhen përmes një aplikacioni, i cili radhit fotografitë që ka marrë më së shumti vëmendje.

Një aplikacion i quajtur Top Nine mund t’ju ndihmojë të shihni lehtë se cilat nga fotografitë dhe videot tuaja kanë marrë më shumë vëmendje këtë vit, transmeton lajmi.net.

Mjafton të shkruani emrin përdorues të Instagram-it, dhe aplikacioni do t’ju tregojë nëntë postimet tuaja të fundit të Instagram-it, bazuar në numrin e pëlqimeve që morën.

Ndonëse aplikacioni nuk është bërë nga Instagram, ai vetëm kërkon emrin e përdoruesit për të gjeneruar listën.

Paralajmërim: Injorojeni nëse ndonjë aplikacion i ngjashëm, apo i njëjti, iu kërkon fjalëkalimin e ndonjërës nga rrjeteve sociale.