Aplikacionet që duhet t’i fshijnë menjëherë përdoruesit e Samsung, janë përplot viruse

Pronarët e smartfonëve që përmbajnë sistemin operativ Android, me theks të veçantë ata që posedojnë Samsung, duhet të qëndrojnë larg disa aplikacioneve të popullarizuara në dyqanin Google Play. 

Qindra qindra aplikacione të dyshuara për viruse janë dyshuar për mungesë të të dhënash të përdoruesve, transmeton lajmi.net.

Ato u detektuan nga firmat e testimit për virus ‘AV-Comparatives’.

Zyrtarët e tyre të sigurisë analizuan 250 aplikacione Android, duke hedhur virusë në to – dhe rezultatet ishin befasuese.

“Disa nga produktet e sigurisë në Android në testin tonë bllokuan aq pak nga mostrat e virusëve, sa që nuk e meritojnë epitetin ‘të sigurta’”, shkruan autorët e studimit.

Nga 250 aplikacionet e testuara, vetëm 23 sosh poseduan një shkallë zbulimi prej 100% të detektimit të virusëve.

Ajo çfarë është më shokuese është fakti se shumica e aplikacioneve që rezultonin negativisht në testin e sigurisë kishin vlerësim prej katër apo pesë yjesh në dyqanin ‘Google Play’.

Në fotografinë e mëposhtme mund të gjeni aplikacionet, të cilat u konsideruan nga ‘AV-Comparatives’ si të pa-sigurta. /Lajmi.net/