Apeli refuzon ankesën e avokatit të Xhabir Zharkut, ai mbetet në paraburgim

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesen e  avokatit mbrojtës, kundër vendimit mbi caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurit XH.ZH. 

Sipas sktvendimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj i 15.12.2019, sipas të cilës kjo masë do të zgjasë nga 14.12.2019 deri më 13.01.2020, mbetet në fuqi.

XH. ZH. po dyshohet nga prokuroria  për shkak të dy veprave penale: “Shpërdorim i detyrës zyrtare ose autorizimit” nga neni 339 par. 1 lidhur me nenin 3 të Kodit Penal të Kosovës.

Gjykata e Apelit gjeti se gjykata e shkallës se parë, drejt ka vlerësuar se meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri i ka kryer veprat penale në fjalë, ka bazë ligjore për vazhdimin e paraburgimit konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, ngase ka arsye për të besuar se me gjetjen e tij në liri, i njëjti mund të ikë ose arratiset, më qëllim të shmangies se procedurës penale, apo të ndikojë në prova ose dëshmitarë, më qellim të pengimit të rrjedhës normale të saj.