Anulohet Samiti i Parisit për Kosovën dhe Serbinë

Zyra për informim e Qeverisë gjermane ka konfirmuar anulimin e Samitit të Parisit.

Samiti i Parisit në të cilin pritej të takoheshin liderët shtetërorë të Kosovës dhe ata të Serbisë nën mbikqyrjen e presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane Angela Mekel është anuluar.

Lajmi është bërë i ditur për “DW” nga zyra për informim e qeverisë gjermane, transmeton lajmi.net.

“Është e vërtetë se takimi i paralajmëruar për 1 korrik do të anulohet”, thuhet në përgjigjen e tyre.

“Gjermania dhe Franca vazhdojnë të jenë në kontakt të afërt me Kosovën dhe Serbinë”.Në përgjigjen e tyre po ashtu thuhet se: “në nivel të përgjithshëm nuk japim informacione për kontaktet e punës”.