Ankohet Jakup Krasniqi: Vetëm 5 apo 6 nipa e mbesa punojnë në institucione shtetërore

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, është ankuar se nga 43 nipa e mbesa, vetëm 5 apo 6 i punojnë në institucione shtetërore.

Ai madje ka theksuar se me gjith pozitat e tij politike, fëmijët e tij nuk janë të punësuar askunf.

“Nuk do të thotë që njerëzit që janë familjar me mu mos të punësohen asnjë. Ne jemi vëllezër dhe motra 11, dhe të gjithë kemi familjarët tanë, prej të gjithë vëllezërve vetëm tre veta kanë dy djem të punësuar në institucionet e shtetit dhe atë që 20 vjet. Nuk bëhet fjalë për një mandat, në një mandat është një njeri por për gjithë mandatet dikund janë 6 veta. Unë i kam katër fëmijë dhe asnjëri nga ta nuk është në marrëdhënie pune ende” tha Krasniqi.

I pyetur për punësimin e nipit të tij në ministrinë që udhëhiqet nga partia Nisma Socialdemokrate, ai tha se nga 43 nipa e mbesa, vetëm 5 apo 6 janë duke punuar në institucione shtetërore.