Anija shqiptare ndihmon në shpëtimin e 140 jetëve në Detin Egje

Anija shqiptare Oriku, pjesë e misionit të NATO-së në Detin Egje, është përballur ditët e fundit me një fluks të shtuar emigrantësh të paligjshëm.

Ekuipazhi shqiptar ka ndihmuar që të zbresin të sigurt në tokë 140 emigrantë afganë e sirianë, 30 prej të cilëve fëmijë.

Në bashkëpunim me rojën bregdetare turke dhe greke, anija Oriku, pjesë e operacionit të NATO-së “Sea Guardian”, brenda tre ditëve ka asistuar në shpëtimin e katër gomoneve ku udhëtonin të rritur e fëmijë.

Që prej vitit 2016, kur Shqipëria u bë pjesë e misionit të NATO-së në detin Egje, janë mbi dy mijë fëmijë, gra e burra të shpëtuar nga djemtë tanë të Forcës Detare. 

SHPËRNDAJE