Anglisë i duhet fitorja në Prishtinë, për të shmangur ‘grupin e vdekjes’ në Euro 2020

Kombëtarja e Anglisë ka siguruar pjesëmarrjen në Euro 2020, por rrezikon të jetë pjesë e grupit të vdekjes me Belgjikën dhe Portugalinë në verën e ardhshme.

Një barazim ose një humbje në Prishtinë kundër Kosovës, mund të bëjë që Anglia të jetë vazon e dytë.

Gjashtë nga dhjetë fituesit e grupeve do të jenë në vazon kryesore, dhe Anglisë i duhet një fitore për ta arritur atë.

Nëse mposhtin Kosovën të dielën, ata do t’i japin vetës mundësinë për një short më të mirë.

Por, një barazim apo humbje, i bën ata që të rrezikojnë me shortin, duke pasur mundësinë të jenë pjesë e grupit të ‘vdekjes’.

Grupi më i vështirë për Anglinë do të ishte me Belgjikën, Portugalinë dhe Skocinë.