Angli – Kosovë, FFK me njoftim të ri për shitjen e biletave

Ndonëse ishte paraparë që biletat e ndeshjes Angli – Kosovë për sektorin e tifozëve të Kosovës të dilnin në shitje më 17 qershor, Federata e Futbollit e Anglisë e ka njoftuar FFK-në se një gjë e tillë ka qenë e pamundur të realizohet për çështje teknike.

Kësisoj, shitja e biletave do të fillojë nesër (më 19 qershor).

Ndeshja Angli – Kosova, do të zhvillohet më 10 shtator në “Shën. Stadiumi i Marisë “në Southampton, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Biletat mund të blihen online në linkun e mëposhtëm, të cilën e ka vënë në dispozicion Federata Angleze e Futbollit.