Angazhohet ushtria ndërkohë që zjarri shfaros qytete

Kriza e zjarreve në Australi ka marrë edhe dy jetë të tjera, ndërkohë që me dhjetëra vatra të ndryshme zjarri janë duke zhdukur qyteza të tëra, duke i detyruar njerëzit të gjejnë strehë nëpër plazhe.

Një burrë dhe djali i tij vdiqën në Nju Sauth Uells nga zjarret, ndërkohë që dyshohet edhe për një viktimë të tretë.

Tymi dhe flakët e kuqe kanë krijuar pamje apokaliptike nëpër vend, ndërkohë që numri në total i të vdekurve ka arritur në 11.

Ushtria është vënë në gatishmëri për të ndihmuar evakuimin e njerëzve që do të kenë nevojë të largohen në kohë./tch