Anashkalohet sterilizimi i mjeteve kirurgjikale, mbi 1 mijë të infektuar me HIV e hepatit

Më shumë se një mijë pacientë mund të jenë ekspozuar ndaj HIV, hepatiti C dhe B dhe infeksioneve të tjera në Spitalin Goshen në veri të Indianës.

Udhëheqësia e spitalit u shkroi me letra 1,182 pacientëve se ‘një hap’ në procesin e sterilizimit për mjetet kirurgjikale ishte anashkaluar dhe, si rezultat, ekzistonte një rrezik minimal, por potencial që ata mund të ishin të ekspozuar ndaj infeksioneve, njofton Klan Kosova.

Sipas letrës, hapi u anashkalua ‘me disa instrumente kirurgjikale në një numër të kufizuar rastesh’ – por mbikëqyrja ishte në vazhdim e sipër nga prilli deri në shtator 2019.

Daily Mail shkruan se spitali tani po ofron teste falas për këdo që i është nënshtruar operacionit në spital gjatë asaj kohe dhe mund të ketë qenë i ekspozuar ndaj një mori infeksionesh me të cilat mjetet kirurgjikale mund të kenë rënë në kontakt.

Indiana është një shtet amerikan në Midwwest.