Analizë dhe parashikim: Manchester City – Tottenham Hotspur

Manchester City do të mundohet të kualifikohet në gjysmëfinale pas dështimit në sezonin e kaluar. Citizens kanë pësuar humbje në takimin e parë kundër Tottenham Hotspur me rezultat minimal 1:0.

Vendi: Ettihad Stadium, Mançester

Koha: E mërkure, 17 prill, 21:00

Stadiumi i klubit anglez ka kapacitet prej 54693 ulësesh

Lajmet rreth ekipeve

Manchester City

Pep Guardiola nuk do ta ketë në dispozicion vetëm Claudio Bravon kundër Tottenhamit, por portieri kilian po e rimerr veten ndërsa Fernandinho do të vlerësohet në momentet e fundit.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola pritet të bëjë disa ndryshime nga humbja e parë në Londër për këtë ndeshje teksa i duhet fitorja.

Oleksandr Zinchenko është në dispozicion pas lëndimit dhe mund të luajë para Fabian Delphut në krahun e majtë të mbrojtjes ndërsa Bernardo Silva, Kevin De Bruyne dhe Gabriel Jesus pritet të jenë në formacionin startues.

Lojtarët që do të mungojnë

Tottenham Hotspur

Harry Kane u detyrua të largohej shkaku i dëmtimit të kyçit të këmbës në takimin e parë dhe do të humbasë pjesën tjetër të sezonit, ndërsa Dele Alli theu dorën, por ka gjasa të luan gjatë mbrëmjes.

Fernando Llorente u inkuadrua si zëvendësues kundër Huddersfieldit dhe do të vlerësohet, por Mauricio Pochettino nuk është në gjendje të thërrasë Eric Dierin, Serge Aurierin dhe Erik Lamelan.

Son Heung-Min pritet të kryesojë vijën e sulmit të londinezëve ndërsa edhe Lucas Moura mund të paraqitet pas “hat-trickut” gjatë fundjavës.

Top lojtarët

Fakte

Në tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat kundër Tottenhamit, Man City ka shënuar mbi dy gola kur ka luajtur si vendas.

Tottenham ka barazuar në pjesën e parë dhe më pas ka fituar në tri ndeshjet e fundit (UEFA Champions League).

Tottenham nuk ka pranuar gol në tri ndeshjet e fundit (UEFA Champions League).

Tottenham ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit (UEFA Champions League).

Man City ka shënuar të paktën dy gola në shtatë nga tetë ndeshjet e fundit si vendas kundër Tottenhamit në të gjitha garat.

Analizë

Manchester City ka një deficit prej një goli nga ndeshja e parë si mysafirë. City shkatërroi Spursat 4-1 në ndeshjen e tyre të fundit në veri të Londrës, në stadiumin Etihad dhe mbështetësit do të mirëprisnin një përsëritje të rezultatit.

Anasjelltas, Tottenhami ka humbur gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit si mysafir, ku fitorja e tyre e vetme ishte kundër Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve. Spursat kanë fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve, por kanë dështuar të kualifikohen në gjysmëfinale.

Në të vërtetë, Spurs do t’i bëjnë gjithçka që është e mundur, por skuadra vendase ka kapacitet për të korrur fitore të lartë.

Parashikim: Manchester City 3:1 Tottenham Hotspur