Analisti serb për Albin Kurtin: Truri i tij është i shpejtë sikur kompjuteri

Në Programin e mëngjesit të sotëm në televizionin shtetëror serb, RTS1, ishte i ftuar njëri nga analistët më me autoritet në Serbi për t’i komentuar ngjarjet e javës që po e lëmë pas, i cili deklaroi se:

“Albin Kurti është Kryeministri më i rrezikshëm për Serbinë që nga mbarimi i Luftës në Kosovë, Kurti nuk është i korruptuar, nuk ka dosje kriminale nga koha e UÇK-së, Ndërkombëtarët nuk kane fakte ta kushtëzojnë me asgjë, është njohës perfekt i gjuhës angleze, truri i tijë është i shpejtë sikur kompjuteri, intelegjenca e tijë e ngritur në kulminacion, mban në mend shumë shifra dhe data, shumë i rëndë për dialogim, guximtar dhe i pakompromis në qëndrimet e tija, thjesht Albin Kurti është njëri nga Liderët më i kompletuari të gjeneratës së re në Diplomacinë Botërore, fjalimet e tija bindin çdo bashkëbisedues që gjindet dhe ndëgjon përballë tij në tavolinë”.