Amnesty International: Hungaria po i keqtrajton refugjatët

BUDAPEST (AA) – Amnesty International (AI) në raportin e saj më të ri pretendon se Hungaria “keqtrajton refugjatët” duke e akuzuar këtë vend se “me qëllim ka dizajnuar” sistem të azilit ku të ardhurve u pengohet të qëndrojnë në Hungari, transmeton Anadolu Agency (AA).

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut thekson se autoritetet hungareze “me qëllim sillen keq ndaj refugjatëve” në prag të referendumit për planin e Bashkimit Evropian (BE) për shpërndarjen e refugjatëve, që në Hungari mbahet të dielën, më 2 tetor.

Siç theksohet, qindra migrantë dhe refugjatë ekspozohen në keqtrajtime fizike, shtypje të paligjshme përmes kufirit dhe arrestime të paligjshme, që e zbatojnë autoritetet hungareze.