Amir Rrahmani kalon te Verona

Tashmë gjithçka është zyrtare, Amir Rrahmani është futbollisti më i ri i Hellas Veronës në Serie A.

Mbrojtësi kosovar ka kaluar me suksese testet mjekësore dhe kësisoj është zyrtarizuar si lojtar i klubit italian.

Kostoja e këtij transferimi është rreth 2.1 milionë euro dhe Rrahmani do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare, shkruan lajmi.net.

Mbrojtësi i Kosovës luajti 26 ndeshje për Dinamo Zagreb këtë sezon, duke shënuar tre gola dhe një asistim.

Në garë për shërbimet e mbrojtësit të Kosovës ishte edhe ekipi i Standard Liege. 

SHPËRNDAJE