Amerikanët mbledhin një milionë dollarë për ndërtimin e xhamisë në Teksas

Donatorët kanë dhënë një milion dollarë për vetëm pesë ditë për të rindërtuar xhaminë e djegur në Viktoria të Teksasit.

Ajo ishte shkatërruar të shtunën dhe që nga ajo ditë komuniteti prej 62,000 banorëve u ka qëndruar afër banorëve myslimanë, madje komuniteti hebre u ka lejuar të kryejnë lutjet në sinagogën e tyre, transmeton arbresh.info.

Një dhurues shkroi në qendrën ku mblidheshin fondet: “Unë jam ateist dhe jam shumë i mërzitur dhe i nervozuar për atë se çfarë ka ndodhur. Liria fetare dhe liria nga persekutimet janë të drejta fondamentale”.

Kjo qendër islamike më parë ishte vjedhur nga hajdutët