Amerika hap dyert e OKB-së: Kushdo që e mbron Assadin, le ta bëj para syve të botës

Ambasadorja e Amerikës në OKB, Nikki Haley, ka bërë të ditur që mbledhja e Këshillit të Sigurisë do të mbahet me dyer të hapura.

Përmes një deklarate Haley ka thënë që çdokush që dëshiron të mbrojë regjimin në Siri do ta bëjë këtë para gjithë botës.

Këtë mëngjes, Bolivia ka kërkuar një mbledhje emergjente të Këshillit të Sigurisë së OKB-së, për të diskutuar ngjarjet në Siri. Është kërkuar që seanca të mbahet me dyer të mbyllura. SHBA-të, si president të këshillit për këtë muaj, kanë vendosur që seanca të mbahet me dyer të hapura. Çdo shtet që zgjedh të mbroj barbarizmat e regjimit në Siri, duhet ta bëjë këtë para publikut, që e gjithë bota ta dëgjoj”, thuhet në deklaratë.