Ambientalistët bllokojnë rrugët në Berlin

Më shumë se 1.000 ambientalistë sot bllokuan rrugët në kryeqytetin e Gjermanisë, duke kërkuar veprim për ndryshimet klimatike, raporton Anadolu Agency (AA).

Aktivistët u mblodhën në Kolonën historike të Fitores në Berlin në orët e para të mëngjesit dhe organizuan protestë me qëndrim ulur në arteriet kryesore të trafikut.

Aktivistët në një njoftim theksuan se ekosistemet në mbarë botën janë gati të shemben për shkak të prishjes së klimës dhe zhdukjes së specieve.

“Nuk ka mbetur shumë kohë për të ndaluar shkatërrimin e jetesës sonë. Nëse ne dështojmë, e ardhmja jonë dhe ajo e fëmijëve dhe nipërve tanë do të vuajnë, uri, luftë dhe vdekje”, theksuan ata.

“Qeveritë e botës kanë qenë joaktive për dekada, edhe pse ata i dinë faktet. Së bashku duhet t’i bëjmë të veprojnë tani”, shtuan aktivistët.

Grupi u zotua të vazhdojë protestat radikale dhe aktet e mosbindjes civile në Berlinin qendror të paktën për tërë javën.