Ambasadorja turke ka marrë lëndime të rënda në aksident trafiku

Mjeku kujdestar tregon gjendjen shëndetësore të ambasadores turke.
Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, është përfshirë sot në një aksident të rëndë në rrugën Prishtinë-Gjilan ku si pasojë mbetën të vdekur tre persona dhe katër të tjerë të lënduar.

Mjeku kujdestar, Avdush Bajgora, i cili e ka pranuar ambasadoren në njësinë e reanimimit ka folur për gjendjen e saj shëndetësore.

Me këtë rast, ai tregon se çfarë lëndime ka pësuar Kiliç dhe se të njëjtës më vonë pritet t’i bëhet një CT e abdomenit të barkut.Lexo edhe: Aksidenti me të vdekur rrugën Prishtinë – Gjilan, edhe ambasadorja e Turqisë e lënduarMegjithatë, Bajgora thekson se gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetë mirëpo me lëndime serioze.“Ambasadoren e kam pranuar unë si shef i ekipes së reanimimit dhe gjatë pranimit ajo ka qenë e vetëdijshme. Janë bërë menjëherë analizat biokimike dhe hematologjike. Pastaj janë kryer edhe diagnostikimi tomografik dhe është konstatuar se ajo ka frakturë të klavikulës (uzës) së majt, frakturë të katër brinjëve në anën e majtë, kontuzione hemorragjike në mushkëri më vonë pritet të bëhet edhe një CT e abdomenit të organeve të barkut dhe si pasojë gjendja e saj e përgjithshme është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë por lëndimet janë serioze”, ka thënë Bajgora për “Indeksonline”.Më tutje, ai ka shtuar se për të gjithë pacientët janë treguar vigjilent e gjithë ekipa.“…Ne e kemi bërë maksimumin për krejt pacientët që janë ardhur dhe kemi qenë shumë vigjilent krejt ekipa dhe kemi tregu ndihmën e nevojshme të cilën është dashur me dhënë sikur çdo herë që e bëjm këtë”, ka përfunduar ai.Ndryshe, si pasojë e aksidentit fatal në magjistralen Prishtinë-Gjilan, ku humben jetën tre persona dhe katër tjetër morën lëndime trupore.