Ambasadori rus i reagon Haradinajt: Fjalët e tua absurde dhe si karikaturë

Aleksandar Çepurin ka kundërshtuar fuqishëm qëndrimin e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, të shprehur në editorialin e publikuar nga “Washington Post”.

Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Çepurin ka kundërshtuar fuqishëm qëndrimin e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, të shprehur në editorialin e publikuar nga “Washington Post”.Çepurin ka mohuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me mbështetje të Moskës, ka shfaqur gatishmëri për njohje të Kosovës në shkëmbim të territoreve.

“Fjalët e Ramush Haradinajt në Washington Post janë si një karikaturë, dhe qëndrime absurd”, tha ai për “Novosti”, përcjell lajmi.net.

“Serbinë e mbështet jo vetëm Rusia por numër gjithnjë e më i madh i shteteve. Dëshmi për këtë është fakti se shumë shtete kanë tërhequr njohjen e Kosovës.

Pastaj, kjo u dëshmua edhe në votimet në organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe INTERPOL-in”, theksoi Çepurin.