Ambasadori gjerman: Të mbijetuarat e dhunës të mos keqpërdoren për qëllime politike

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka përkrahur protestën e sotme që u mbajt në Prishtinë, në mbështetje të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Heldt përmes një postimi në Twittet ka thënë se askush nuk duhet të provojë të përfitojë politikisht nga viktimat e luftës e aq më pak nga të mbijetuarat e dhunës seksuale.

“Mbështesim fuqishëm mesazhin në protestën e sotme në Prishtinë: Fati i viktimave të luftës dhe sidomos të mbijetuarve të dhunës seksuale nuk duhet të keqpërdoren për përfitime partiake dhe politike. Respekti për ata që vuajnë vjen së pari”, ka shkruar Heldt.