Ambasadori amerikan në Serbi: Mesazhi ynë është i qartë, Kosova ta heq taksën

Ambasadori amerikan në Serbi. Kyle Scott u shprehë se ShBA dëshirojnë që Kosova ta heq taksën në mënyrë që të vazhdoj dialogu.

“Mesazhi ynë është i qartë: Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që Kosova të heqë tarifat në mënyrë që të rifillojë dialogun me Beogradin,” tha ambasadori amerikan në largim, Kyle Scott në një intervistë me ‘Kurir’, shkruan Indeksonline.

Tutje, ai tha se ShBA nuk mund ta detyroj Kosovën ta heq taksën. Scott u shprehë se është thelbësore që Kosova të ketë një qeveri të re.

“Ne nuk mund ta detyrojmë Kosovën ose Serbinë,” tha ambasadori, duke përsëritur se tani është thelbësore që Prishtina të marrë një qeveri të re, të heqë taksat për mallrat nga Serbia dhe BiH dhe të vazhdojë dialogun.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara janë atje si partner, i cili mbështet procesin e normalizimit midis Beogradit dhe Prishtinës dhe do të bëjë gjithçka për të inkurajuar dhe lejuar që të dy palët të arrijnë një marrëveshje.

Ambasadori Scott tha se Përfaqësuesi Special i sapo emëruar i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer është personi ideal për kontribuar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.