Ambasadorët e QUINT-it shkojnë për takim të VV e LDK, mungon Kosnett

Ambasadori i Britanisë së Madhe Nicholas Abbot dhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt kanë hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës ku po mbahet takimi mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa aktualisht janë duke zhvilluar takim në ambientet e Kuvendit të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë, në takimin e sotëm kanë qenë të ftuar edhe ambasadorët e QUINT-it, por kanë shkuar vetëm 2 prej tyre, ai i Britanisë së Madhe dhe i Gjermanisë, ndërsa me ta është parë edhe shefja e BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova.

Fillimisht, ambasadorët kanë qëndruar në zyrën e shefes së BE-së në Kosovë, afër objektit të Kuvendit por para pak minutash ata janë parë duke hyrë në Kuvend.

Lajmi.net ju sjell pamje dhe do të ju mbajë të informuar në kohë reale për zhvillimet…