Amazon.com befason me hapin e fundit

Gjiganti i shitjeve online Amazon hapi dy dyqane ushqimore në Seattle dhe një librari në New York City javën e kaluar, duke i shtuar  sipërmarrjes edhe lokacionin e blerjes.

Masivi i shitjeve tani ka edhe nëntë dyqane gjithsej – shtatë librari dhe dy dyqane ushqimore.

Amazon kishte 136 miliarde $ shitje vitin e kaluar qe eshte 43% e të gjitha pazareve online.

Në vitin 2016, e-commerce përbënte vetëm 1.9 trilionë dollarë nga 22 trilionë dollarë në shitjet totale me pakicë, sipas eMarketer, kështu që rritja e zgjerimit në tregun offline është masive.

Dyqanet fizike Amazon, më të rejat prej të cilave janë vendosur në zemër të Manhatanit, përmbajnë seksione si Librat e fëmijëve dhe më të dëshiruarat nga Amazon.com.

Strategjia është e bazuar në të dhëna, duke ofruar produkte që kompania tashmë di ti shesë mirë në internet.

E fundit, dhe ndoshta më e rëndësishmja është se do të hapen vende të reja pune. /MESAZHI/