Alves për vdekjen e Astorit: Çdo ditë vdesin me mijëra fëmijë dhe askush nuk i përmend

Mbrojtësi i Paris Saint-Germian ka theksuar se nuk është prekur shumë nga vdekja e Davide Astorit.

Dani Alves është treguar indiferent në lidhje me vdekjen e papritur të kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori.

Vdekja e 31-vjeçarit ka tronditur botën e futbollit, duke mobilizuar të gjithë me mesazhe mbështetje, ndërsa Serie A ka anuluar të gjitha ndeshjet e ditës së djeshme.

“Ne të gjithë do të vdesim herët apo vonë”, është përgjigjur Alves gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes me Real Madridin.

“Çdo ditë mijëra fëmijë vdesin në botë, të cilët nuk marrin shumë vëmendje, të gjithë do të vdesim një ditë, sepse kjo botë është kalimtare”.

“Unë nuk jam tronditur shumë, sepse nuk e kam njohur. Më vjen keq për familjen e tij, por mendoj se Davide bëri atë që kishte për të bërë në këtë botë kaotike, besoj se tani është në një vend më të mirë”, ka përfunduar Alves.