Alkooli jashtëzakonisht i dëmshëm për shëndetin

Alkooli është po aq i dëmshëm sa duhani, sipas studimeve më të fundit shkencore që tregojnë se mbi 5 pijë alkoolike në javë shkurtojnë jetëgjatësinë.

Testet e realizuara te 600 mijë përdorues të alkoolit treguan se, atyre që konsumonin 5 deri në 10 pije në javë, jeta me shumë gjasë iu shkurtohej me 6 muaj.

Kjo shifër rritet edhe më shumë me shtimin e nivelit të konsumit. Ata që pinin 18 pije në javë, apo edhe më tepër sesa kaq, mund ta shohin jetën t’iu reduktohet me 5 vite.

Për ekspertët, ky studim sfidon idenë se një konsum i lehtë i pijeve alkoolike mund të jetë praktikisht i mirë për shëndetin. Alkooli, sipas tyre rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Edhe pse e pranojnë se ai lidhet me një nivel të ulët rreziku për goditjet fatale të zemrës, përfitimet përmbysen nga kërcënimi i formave të tjera të sëmundjeve për këtë organ.