“Alibaba” me shitje rekord prej 18 miliardë dollarë për një ditë

Kompania kineze për tregti në internet “Alibaba”, në ditën e ashtuquajtur “Dita e Beqarëve” brenda 24 orëve ka bërë shitje në vlerë prej 18 miliardë dollarë, raporton Anadolu Agency.

Sipas lajmit të Global Times, kompania “Alibaba” e cila është një ndër ueb faqet më të mëdha të tregtisë online në botë në ditën “11-shi i dyfishtë” (11 Nëntor) Dita e Beqarëve, shitjen e vitit të kaluar prej 14.3 miliardë dollarë e ka rritur për 32 përqind dhe ka përfituar 120.7 miliardë yuan (rreth 18 miliardë dollarë).

Kinezët treguan interesim të madh për uebfaqen e shoppingut virtual e cila bën zbritjet për shumë produkte enkas për “Ditën e Beqarëve”.