Algjeri, dy pilotë humbin jetën gjatë rrëzimit të avionit luftarak

Dy pilotët humbën jetën sot si pasojë e rrëzimit të një avioni luftarak algjerian në verilindje të vendit, njoftuan media lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sukhoi Su-30 u rrëzua në qytetin Ain Zitoun të provincës Oum el-Bouaghi, tha Ennahar TV në një raportim.

Shkaku i incidentit mbetet i paqartë.

Presidenti algjerian, Abdelmadjid Tebboune, u shprehu ngushëllime familjeve të pilotëve.

“U shpreh ngushëllimet e mia familjeve të pilotëve, viktimave e aksidentit tragjik të rrëzimit të avionit gjatë stërvitjes ushtarake në Oum el-Bouaghi”, tha Tebboune në Twitter.