Aleanca për Shqiptarët shpall fitore në tre komuna, ja cilat janë

Shefi i shtabit zgjedhor të Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri ka theksuar se sot ishte një ditë e një gare të pabarabartë në këto zgjedhje.

“Ne si Aleancë me BESË jemi shumë të gëzuar që ta informojmë opinionin se jo vetëm që kemi fituar tek shqiptarët dhe kjo është fitorja më e pastër në historinë pluraliste në Maqedoni.

Ashtu siç paralajmëruan në Gostivar fitoi kandidati ynë Arben Taravari, që do të jetë kryetar i komunës së Gostivarit”, theksoi Aziri.

Ai tha se fitore është shënuar edhe në Vrapçishtë ku Isen Shabani ka fituar si kryetar i komunës së Vrapçishtit, si dhe Albon Xhemaili ka fituar në komunën e Bogovinës.

“Në të gjitha komunat ku koalicioni ku ka pësuar humbje, ka një diferencë të vogël dhe kjo është një sinjal i fuqishëm për rizgjimin e vetëdijes së shqiptarëve. “, theksoi Aziri.