Albin Kurti për Platformën e dialogut, ka një porosi për Qeverinë

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka kritikuar strategjinë pë bisedimet Kosovë- Serbi.

Kurti gjatë një konference për media lidhur me platformën për dialog të propozuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se është bërë një gabim në hapa dhe pret nga Qeveria të sjell një raport vlerësimi për gjashtë vitet e dialogut Kosovë-Serbi.

“Për platformën nuk do zgjas shumë vetëm do them se është një gabim në hapa dhe pres nga qeveria te na sjell një raport për të na sjell një vlerim për 6 viteve të dialogut paraprak për ato 33 marrëveshje dhe atë dialog qe herë quhej teknik herë politik. Nuk kemi dokument të shtetit të Kosovës që do vinte në kuvend ku do bëhet vlerësimi për dialogun.”, ka thënë ai.

Tutje, ai  tha se nuk duhej të vazhdoj dialogu pa pasur një vlerësim të tij. Po ashtu në këtë konferencë u fol edhe për javën e Lëvizjes Vetëvendosje e cila do mbahet nga 10 qershor deri më 17 qershor.

Në anën tjetër, sekretarja organizative e Lëvizjes Vetëvendosje, Vlora Haxhimehmedi duke shpalosur disa detaje për këtë javë, tha se kësaj partie në vitin 2018 i janë bashkuar 3 mijë anëtar të ri  të cilët të cilët synojnë ti bëjnë pjesë të strukturave organizative të Lëvizjes Vetëvendosje. /Indeksonline/