Albin Kurti për herë të parë bën homazhe te varri i Ibrahim Rugovës, lartëson veprën dhe kontributin e tij për Kosovën

Kryeministri Albin Kurti për herë të parë ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, raporton Ekonomia Online.

Kurti ishte i shoqëruar nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Të dy bashkë do të jenë pjesë e organizimeve për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë.

Në mëngjes kanë marrë pjesë në ngritjen e flamurit në oborrin e Qeverisë, për të vazhduar më pas ne Prekaz, ku kanë vendosur kurora lulesh.

Nën kujdesin e kryetares Vjosa Osmanit, mbahet seancë solemne në ora 11:00.

Kurse kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, do të bëjnë një vizitë në Forcën e Sigurisë se Kosovës nga ora 12:00.

Nga ora 13:00 është planifikuar që të bëhet prezantimi i pamjes së re të Obeliskut NEËBORN, ku do të marrë pjesë kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani.

Duke  filluar nga ora 18:00, në katedralen “Shën Nëna Terezë”, nën kujdesin e presidentit Hashim Thaçi.

Gjithashtu, edhe komunat kanë paraparë disa aktivitet.