Albin Kurti: Datën e formimit të qeverisë nuk ma përcakton Presidenti, por LDK

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me refuzimin që ai i bëri presidentit Thaçi për formimin e qeverisë.

 “Presidenti e ka përcaktuar datën e seancës konstituive për 26 dhjetor kur ne ishim aty dhe në kohë rekord e konstituam Kuvendin. Presidenti përcakton datën e konstituimit të kuvendit dhe jo formimit qeverisë, formimin e qeverise e përcakton dikush e jo presidentin. Mua datën ma përcakton LDK, nuk bënë të ketë keqkuptime. Ta vonosh maksimalisht kërcënim prej ekstremi në ekstrem tjetër. Takimet do të ndodhin, do të ketë konsultime. Ndërkohë po e intensifikojmë bisedimet”.

“Ne e kemi qëndrimin tonë atë të tyrin. Se kur do të të kohemi këto janë çështje teknike të sekretarive tona.

Deklarata e tij u bë në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti nuk tha datë se kur do të takohet me kreun e LDK-së, Isa Mustafa.