Alarmon Pacolli: Produktet ushqimore të importuara, jashtë çdo norme të kualitetit

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook ka shprehur shqetësim nga informatat e besueshme, se cilësia e produkteve ushqimore të cilat importohen në Kosovë është jashtë çdo norme të kualitetit.

Postimi i plotë i Pacollit:

Alarmante…. Unë jam jashtëzakonisht i shqetësuar nga informatat e besueshme se cilësia e produkteve ushqimore të cilat importohen në Kosovë është jashtë çdo norme të kualitetit. Madje flitet se të gjitha mallrat ushqimore që destinohen për tu shitur në Kosovë, prodhohen nga linja të veqanta jashtë seicilit standart. Politikanët tanë (shumica prej tyre) para se të bëjnë garë se kush do të bëhet kryeministër, do të ishte e udhës që të hartojnë plane për stimulimin e prodhimit të ushqimit dhe produkteve tjera brenda Kosovës dhe te mirren më krijimin e kushteve që mallërat ushqimore që importohën ti nënshtrohën kontrollimeve rigoroze.