Alarmi i ri: Kripa e ushqimit e ndotur nga plastika

Kripa e detit në të gjithë botën është kontaminuar nga ndotja plastike, duke shtuar frikën e ekspertëve se mikroplastikat po shpërndahen gjithandej në mjedis. Frika më e madhe është se ato mund të hyjnë në zinxhirin ushqimor nëpërmjet kripës që e përdorim për ushqim, transmeton Mesazhi.

Pas zbulimeve nga ana e Guardian rreth niveleve të kontaminimit plastik në ujin e rubinetit, studime të reja kanë treguar se grimca të vogla janë gjetur në kripën e detit në Britani të Madhe, Francë dhe Spanjë.

Hulumtuesit besojnë se shumica e ndotjes vjen nga mikrofibrat dhe plastikat që i përdorim si shishet e ujit, të cilat përbëjnë shumicën e mbeturinave plastike.

Rreth 12.7 milion ton plastikë hyjnë në oqeanet çdo vit, që ështëe barabartë me hedhjen e një kamioni të plehrave plastikë cdo minutë.

Ndikimi i plastikës tek shëndeti i njerit nuk është mirë i njohur, dhe shkencëtarët kanë luftuar për të hulumtuar ndikimin e plastikës në trupin e njeriut, por nuk mund të gjejnë një grup njerëzish të cilët nuk i janë ekspozuar asaj. /MESAZHI/