Alarmante, po vidhen të dhënat personale nëpërmjet celularëve

Një paralajmërim ka ardhur nga studiuesit, të cilët thonë se, të thënat personale po vidhen dhe sipas tyre kjo po ndodh nëpërmjet shkarkimit të aplikacioneve në celularët tanë.

Studiues të Universitetit të Oxfordit dolën në rezultatin se rreth 90% e aplikacioneve që shkarkohen falas nga “Play Store”, i ndajnë të dhënat personale të përdoruesit, shkruan shekulli.com.

Googla tha se ka politika të qarta për mënyrën se si programuesit apo krijuesit e aplikacioneve mund të përdorin të dhënat.

“Nëse një aplikacion shkel politikat tona, ne marrim masa“, kanë thënë drejtuesit e gjigandit online.

Disa nga të dhënat që mund të përdorin këto aplikacione janë; mosha, gjinia, vendndodhjen apo edhe informacione të tjera diskrete.

Mendohet se informacioni i marrë mund të përdoret më pas për qëllime të ndryshme, si marketing apo fushata politike.