Alarm për bombë në zyrat e agjencisë italiane La Repubblica

Një alarm i rremë për bombë, bëri të mundur evakuimin e të gjithë personave që ndodheshin në ndërtesën e agjencisë mediatike italiane La Reppublica.

Pasditen e sotme në zyrat e redaksisë erdhi një telefonatë anonime në të cilën thuhej se në ndërtesë ndodhej një bombë plasëse e kontrolluar që pritej të shpërthente nga momenti në moment. Menjëherë pasi mori telefonatën, policia e qytetit të Romës u drejtua për në vendin e ngjarjes për të siguruar ndërtesën, e cila ndodhet në rrugën Cristoforo Colombo.

Pas kontrolleve të kryera nga ekipet e çaktivizimit të bombave, gjithçka rezultoi një alarm i rremë, pasi në brendësi të godinës nuk u gjet asgjë e dyshimtë. Pas kësaj gazetarët dhe stafi i agjencisë nisën normalisht punën./tch